Kuka kërkon pasaportë diplomatike për Majlindën

Trajneri i xhudistes më të mirë në botë, Majlinda Kelmendit, po kërkon që sportistët e tij të pajisen me pasaporta diplomatike në mënyrë që t’u shmangen pritjeve nëpër aeroporte.
“Në Rusi në aeroportin Samara po na trajtojnë si VIP jemi në pritje të fluturimit prapa,kurse Kosova jonë ende se ka pa të arsyeshme që askush nga ekipi ynë të mos ketë Pasaportë Diplomatike,a thua pse? Në shtetin tonë fqinj Serbi, sportistët kulminantë pajisen me Pasaporta Diplomatike!!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
21/12/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































