LAJMI I FUNDIT:

Kufjet OnePlus Buds Pro 2 Lite në tregun evropian arrijnë si OnePlus Buds Pro 2R

Kufjet OnePlus Buds Pro 2 Lite në tregun evropian arrijnë si OnePlus Buds Pro 2R

Në muajin mars OnePlus lansoi një version Lite të kufjeve të saj Buds në Kinë, teksa sot të njëjtat u lansuan edhe në Evropë, edhe pse me një emër tjetër: One Plus Buds Pro 2R. Pra të gjitha performancat janë të njëjta, dhe e vetmja gjë që ndryshon është emri.

Ekziston një ofertë hyrëse nëse veproni shpejt, por ka një paralajmërim të cilin duhet ta lexoni për ta zbuluar. Pra, në Evropë ju mund të merrni Buds Pro 2R për vetëm 129 euro, 20 euro më pak nga çmimi normal prej 149 eurove.


Për të marrë çmimin më të ultë, ju duhet që të para-porositni një palë kufje deri me 25 shtator në ora 11:00 nga dyqani zyrtar i OnePlus, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

OnePlus Buds Pro 2 Lite land in Europe as OnePlus Buds Pro 2R

Kufjet OnePlus Buds Pro 2 momentalisht ofrohen me një çmim prej 125,30 eurove. Kjo i bën ato më të lira se versioni Lite (2R), dhe ato gjithashtu kanë mbështetje për karikim me valë dhe gjurmim të kufjes, ndryshe nga Buds Pro 2R që nuk i ofron këto specifika.

Përndryshe, ato janë identike, kështu që nëse ende mund t’i kapni kufjet Pro 2 për 125,30 euro, do të ishte ide e mirë t’i zgjidhni ato.

Nga ana tjetër, nëse çmimi rritet, atëherë ndoshta Buds Pro 2R është një zgjedhje e mirë për ju nëse nuk ju intereson karikimi me valë dhe gjurmimi i tyre. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Teknologji
Rivali i ChatGPT, Claude, po sjell chatbot-in me Al në iPhone

Rivali i ChatGPT, Claude, po sjell chatbot-in me Al në iPhone

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Teknologji
Kalo në kategori