LAJMI I FUNDIT:

Me kufjet e Realitetit Virtual “do të udhëtojmë prapa në kohë”

Me kufjet e Realitetit Virtual “do të udhëtojmë prapa në kohë”

Realiteti Virtual (VR) do të jetë inovacioni teknologjik që do të vijë së shpejti që do të revolucionizojë të ardhmen e botës teknologjike.

Me anë të kësaj, ne do ta lidhim botën reale dhe virtuale përmes disa kufjeve, të cilat së shpejti pritet të dalin në shitje nga Apple, të quajtura Vision Pro, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, Apple nuk është e vetmja kompani e cila është duke punuar në këto pajisje. Një kompani tjetër e cila po punon në këtë drejtim është edhe Meta, për t’u integruar në të ashtuquajturën e botës së metaverse-it të cilën e prezantoi një vit më parë.

Inovacionet që as nuk i kemi imagjinuar ndonjëherë - 10 ndryshimet me Inteligjencë Artificiale që do të vijnë në vitet 2024-2025
Lexo po ashtu Inovacionet që as nuk i kemi imagjinuar ndonjëherë - 10 ndryshimet me Inteligjencë Artificiale që do të vijnë në vitet 2024-2025

Realiteti Virtual nuk do të jetë teknologji vetëm në botën e lojërave kompjuterike por do të luaj rol edhe në edukim.

Në Poloni, mësuesit do t’i integrojnë kufjet e Realitetit Virtual në orë mësimor për t’ju ligjëruar nxënësve lëndën e historisë për një perspektivë sa më reale; duke udhëtuar në ngjarje historike.

Me fjalë të tjera, këto pajisje do t’ua japin njerëzve ndjesinë e udhëtimit prapa në kohë. /Telegrafi/