LAJMI I FUNDIT:

Kufizim i takimeve, ndalim i aplikimeve të reja për investime – Bislimi tregon disa nga masat kufizuese që BE ka vendosur ndaj Kosovës

Kufizim i takimeve, ndalim i aplikimeve të reja për investime – Bislimi tregon disa nga masat kufizuese që BE ka vendosur ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane.

Bislimi para anëtarëve të Komisionit deklaroi se Bashkimi Evropian ka një qasje të pa balancuar ndaj Kosovës, transmeton Telegrafi.


“Masat janë vendosur në fund të majit, dhe janë rezultat i eskalimit të situatës që ka ndodhur në veri në vitin e kaluar, kur sulmuesit kanë sulmuar gazetarët, ushtarët”, tha ai.

Më tej, Bislimi tha se Kosova ka përmbushur obligimet e saj në marrëveshjen e arritur me Miroslav Lajçak.

“Ka presion edhe brenda vendeve që pse Kosova ka masa për shkak se ka dërguar katër kryetarë në komunat veriore, ndërsa nuk ka masa ndaj Serbisë për sulmin terrorist në Banjskë. Qasje e pa palancuar ndaj Kosovës”, deklaroi ai.

Bislimi tha se masat e vendosura nga BE përfshijnë kufizime të takimeve të nivelit të lartë, po ashtu ai tha se është bërë edhe ndalimi i aplikimeve të reja për investime.

Megjithatë, zëvendëskryeministri deklaroi se projektet që kanë qenë në fazën e zhvillimeve nuk janë ndalur. /Telegrafi/