LAJMI I FUNDIT:

BE: Kufiri mes dy Mitrovicave, sipas ligjeve të Kosovës

BE: Kufiri mes dy Mitrovicave, sipas ligjeve të Kosovës

Bashkimi Evropian ka kërkuar që kufiri mes Mitrovicës Jugore dhe Mitrovicës Veriore të shënohet sipas ligjeve të Kosovës.

Ligji për kufijtë administrativë saktëson se “kufiri në mes të Mitrovicës së Veriut dhe Komunës Mitrovica e Jugut do të jetë vija e përcaktuar që do të kalojë nëpër zonën kadastrale të Suhodollit” , shkruan sot Koha Ditore.


Por kjo është duke u kundërshtuar nga udhëheqësit e komunës veriore, e cila udhëhiqet nga Lista Serbe.

Të shtyrë nga Serbia, veriorët pretendojnë se Suhodolli i takon Mitrovicës Veriore dhe se nuk mund të jetë vija ndarëse.

Tash e disa muaj kanë refuzuar ta nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit me Ministrinë e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor, që do ta konfirmonte vijën administrative midis dy komunave.