LAJMI I FUNDIT:

Kuba ul çmimet, 30% për produktet ushqimore

Kuba ul çmimet, 30% për produktet ushqimore

Qeveria kubane vendosi të ulë çmimet e disa produkteve bazike për familjarët në mijëra dyqane të cilat kontrollohen nga shteti.

Lista e këtyre produkteve varirojnë që nga vaji për gatim deri te mishi dhe ulja e çmimit do të shkojë deri në 30 për qind. Qeveria ende nuk e ka konfirmuar lajmin, pasi bëhet fjalë për një dokument të rrjedhur nga ministria e financave.


Pavarësisht se banorët e kryeqytetit Havan shprehen entuziastë në lidhje me lajmin, ata pohojnë se pagat e ulëta do të vazhdojnë të jenë problemi kryesor, pasi edhe me uljen e çmimeve produkte të ndryshme do të vazhdojnë të duken të shtrenjta.

Lëvizja vjen vetëm një javë pasi Presidenti Raul Castro deklaroi se, reformat e tregut të lirë, të ndërmarra 5 vite më parë ende nuk kanë pasur efekt te qytetarët e thjeshtë. Në Kubë, shteti gëzon monopolin mbi produktet e importuara dhe shitjen.

Kongresi i partisë komuniste ndërkohë, ndryshe nga herët e tjera u mbajt në fshehtësi të plotë dhe deri më tani nuk është njoftuar asnjë masë e re ekonomike. Qytetarët nga ana tjetër ankohen se reformat po “ecin” shumë ngadalë. /Telegrafi/