Ku me shku sonte pas orës 24:00: ‘Zone’ vjen me tri ndeja të veçanta për Vitin e Ri 2016

Klubi më i madh i jetës së natës në Prishtinë është në modë festive, për tri netë rresht.
Menaxhmenti i klubit ka njoftuar se në tri netët e gjata të Vitit të Ri 2016, klubi do të ofrojë ndeja speciale me DJ dhe artista.
Në natën e parë, Vitin e Ri në Zone do ta elektrizojë DJ Alban Hi-Dini, ndërsa në mbrëmjen e 1 janarit do të jenë dyshja e DJ Blunt dhe Real ata të cilët do ta bëjnë festën e natës së parë të vitit me muzikë hip-hop, rep dhe RnB.
E shtunja e parë e vitit 2016 do të jetë me DJ Gamble, në natën e quajtur Gamblemania, ku do të jetë prezent edhe DJ Bannzz.
Në njoftimin e ZoneClub në Facebook është thënë se “me mbushjen e kapacitetit të tavolinave, mbyllen edhe rezervimet për tavolina, dhe se me mbushjen e kapacitetit të klubit mbyllen dyert e klubit”./Telegrafi/




















































