eksperti-banner

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qenë pjesë e festës së Pavarësisë. Ai në Kosovë ka ardhur së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama.

Së bashku me të, Rama ka qenë edhe në pritjen e nëntëvjetorit të organizuar nga Presidenca e Qeveria, njofton Klan Kosova.


Por nikoqirët, udhëheqësit e këtyre dy institucioneve, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa nuk dihet se ku i lanë bashkëshortet e tyre gjatë kësaj pritjeje.

Madje Thaçi ka publikuar një fotografi duke bërë “Gëzuar” me bashkëshorten e Ramës, derisa përkrah tij mungon zonja e parë Lumnije Thaçi.

16716350 10154482361036523 1474690569684953256 o

Afër Linda Ramës i buzëqeshur shihet edhe kryeministri Mustafa, por aty mungon edhe bashkëshortja e tij Qevsere Mustafa, shkruan Klan Kosova.

Ndonëse, Rama e ka shijuar pritjen e Pavarësisë afër gruas së tij, teksa shihet duke ia mbajtur edhe dorën mbi shpatullën e saj.

Megjithatë urimet për Pavarësi shkojnë edhe për dy zonjat e liderëve kosovarë, ndonëse ato nuk ishin pjesë e kësaj pritjeje.

11sksk