LAJMI I FUNDIT:

Kthimi i TVSH-së, llogaritë e bllokuara komplikojnë situatën

Kthimi i TVSH-së, llogaritë e bllokuara komplikojnë situatën

Kthimi i TVSH-së për qytetarët, i cili filloi të zbatohet nga 1 korriku, që në start po hasë në probleme. Kjo për shkak se një numër i madh nuk mund ta shkarkojnë aplikacionin “tatimi im” në celularët, që është ngushtë e lidhur me regjistrimin si tatimpagues në Drejtorinë e të Hyrave Publike, si kusht për hapjen e adresës elektronike, shkruan gazeta Koha.

Nëse kjo nuk funksionon, atëherë kthimi i TVSH-së për mallra të blera përgjatë një viti kalendarik, është i pamundur.


Marjan Ristevski, kryetar i Konfederatës së Organizatës së Sindikatave të Maqedonisë pyet kryeministrin Zoran Zaev se cilët qytetarë do të kthejnë në fund të vitit TVSH-në për mallrat e blerë, kur momentalisht ka mbi 90.000 qytetarë me llogari transakcionale të bllokuara.

“Është absurd të fillosh me zbatimin e një mase të re kur ende asnjë përmbarues nuk zbaton ligjin e ri për përmbarim, i cili parasheh uljen e harxhimeve përmbarim si dhe përmbaruesit të ndërpresin me përmbarimin e të gjitha lëndëve që janë më të vjetra se 7 vite. Pikërisht me hyrjen në fuqi të ligjit për përmbarim, pothuajse të gjithë përmbaruesit kanë aktivizuar lëndët e vjetra dhe kërkojnë 10 herë vlera më të lartë të përmbarimit se borxhi bazë që kërkojnë kreditorët. Pra mirë do të ishte që kjo Qeveri ta mbyll me sukses një plagë të vjetër të qytetarëve që me vite po i vjedhin përmbaruesit qytetarët të cilët me vite kanë llogari transakcionale të bllokuara”, thotë Marjan Risteski, kryetar i Konfederatës së Organizatës së Sindikatave të Maqedonisë.

Në anën tjetër, profesori i ekonomisë, Besnik Fetahu, masën e Qeverisë për kthimin e TVSH-së qytetarëve e vlerëson si hap të përshpejtuar pa bërë mirë llogaritë se si do të duhet të funksionoj realisht kjo masë.

“Paramendoni nëse një pensionist donë të kthejë TVSH-në patjetër e ka të hapë një profil të tij në Drejtorinë e të Hyrave Publike. Më pas duhet të blejë një telefon celular që më së paku kushton 100 euro, pastaj të shkarkojë aplikacionin ku do të duhet të skenojë “bar codin” e çdo llogarie fiskale. Dhe kulmi i gjithë kësaj është se në Maqedoninë e Veriut ka rreth 300.000 mijë pensionistë aktiv që do të duhej të kthejnë TVSH-në, ndërkohë çdo secili pensionist në telefonin celular duhet të ketë mbushje në vlerë prej 599.00 denarë. Kjo mbushje është kusht që të funksionoj aplikacioni “tatimi im”, i cili patjetër duhet të këtë qasje në internet që të mundet në të skenojë “bar codin” e llogarisë fiskale dhe ta dërgojë deri te Drejtoria e të Hyrave Publike”, thotë Besnik Fetahu, ekspert ekonomik.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori