Paga mesatare neto në muajin qershor ishte 48.381 denarë

Paga mesatare neto në Maqedoni në qershor ka qenë 48.381 denarë, që është për 1.163 denarë më pak se paga e majit prej 49.544 denarë, tregojnë të dhënat më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës. Edhe pse në nivel vjetor pagat janë rritur për 6,4%, rënia mujore është shifër që qytetarët e ndiejnë drejtpërdrejt në buxhetin familjar.
Statistika tregon se në nivel mujor paga mesatare neto nominale është ulur për 2,3%. Kur merret parasysh inflacioni, rënia reale është 1,9%. Megjithatë, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, paga mesatare është më e lartë nominalisht për 6,4%, ndërsa rritja reale është 3,4%.
Sektori me pagën më të ulët mesatare në qershor ka qenë ai i objekteve për akomodim dhe shërbime ushqimore, me vetëm 34.200 denarë. Nga ana tjetër, më të lartat kanë qenë pagat në sektorin e informacionit dhe komunikimeve, me 88.262 denarë – diferencë prej 54.062 denarë mes dy sektorëve.





































