LAJMI I FUNDIT:

“Kthimi” i regjisorit Kastriot Abdyli, brenda muajit, prezantohet në katër festivale ndërkombëtare

“Kthimi” i regjisorit Kastriot Abdyli, brenda muajit, prezantohet në katër festivale ndërkombëtare

Filmin “Kthimi” trajton migrimin si fenomen te shqiptarët si dhe kontradiktat që sjell integrimi dhe globalizimi në traditat e familjeve shqiptare

Për rrjedhojë në këto konstelacione civilizuese e kulturologjike vendoset edhe kodi etik i shqiptarëve – besa, si një koordinatë etno-psikologjike që përshkon gjithë fabulën e filmit.


Filmi Kthimi (The Return) i Kastriot Abdylit, do të prezantohet edhe në katër Festivale ndërkombëtare duke filluar nga edicioni i tij në  17th të Tirana International Film Festival (23 maj-29 qeshor) 2019, për të vazhduar rrugëtimin e tij në 36 Golden Rose – Bulgarian Feature Film Festival që mbahet në Varna (27 shtator-4 tetor 2019), ku “Kthimi” do të shafaqet më 3 tetor.

Më 7 tetor, filmi “Kthimi”, do të hap Festivalin Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë në Pogradec, kurse më 19 tetor do të shfaqet në kuadër të 14th Macedonian Film Festival në Toronto.

Regjisor dhe skenarist i filmit ”Kthimi” është Kastriot Abdylit, bashkëskenarist Isa Qosja, drejtor fotografie Vlatko Samoilovski, montazhier Kastriot Saqipi dhe Bllagoje Nedelkovski, kostumografia Izet Curri, skenografia Zeni Ballazhi.

Në kastën e auktorëve janë angazhuar emra të shquar nga mbarë hapësira shqiptare: Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Delphin Depardieu, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini, Xhevat Qoraj, Ismail Kasumi, Shkëlqim Islami, Labinot Lajqi, Valon Bujupi, Virus Shala, Venera Lumani, Zijadin Murtezi , Teuta Ajdini, Hamdi Rashiti, Muqbajadin Qamili, Nikola Kumev, Avdullah Gjikoka, Ellhame Bilall.

Filmi Kthimi është bashkëprodhim i Agjensisë së Filmit të Maqedonisë dhe Qendrës Kinomatografike të Kosovës, realizuar nga “Dardania Film” – Shkup dhe “Shkupi Film” Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori