LAJMI I FUNDIT:

Kthimi nga e kaluara: Këto syze sërish janë bërë hit

Kthimi nga e kaluara: Këto syze sërish janë bërë hit

Detaji që i ka përkufizuar vitet nëntëdhjetë dhe na ka sjellë momentet e modës së paharruar janë syzet e famshme të diellit “lennon”, me kornizë të rrumbullakët

Nuk është e thënë të jeni eksperte e historisë së modës për të vërejtur se si stili i viteve ’90 është futur në trendët aktualë.

Nga pantallonat me këmbë të gjera deri te kapela, të gjitha i kemi dashur që kanë të bëjnë me këtë decenie, dhe ajo që është e sigurt është bukuria e rastit, po na kthehet në modë.

Detaji i cili ka përkufizuar këtë epokë dhe na ka sjellë momentet e paharrueshme të modës së paharruar janë syzet e diellit me kornizë të rrumbullakët, transmeton Telegrafi.

Këtë epokë Calvin Klein e ka gërmuar në arkivin e vet për t’u inspiruar për koleksionin e ri të syzeve të diellit dhe ka pasuruar frymën e viteve ’90 me perfeksion minimalist.

Brendi prezantoi modelin e syzeve të rrumbullakëta, si për diell, ashtu edhe për shikimin.

Artistja dhe fotografja e famshme, Nyssa Jones, tashmë ka veshur palën e saj, duke optimizuar elegancën casual me pantallona të gjera dhe një pulovër të gjerë.

Asaj iu bashkuan figura të tjera të stilit, duke e përqafuar plotësisht këtë stil të viteve ’90.

/Telegrafi/