LAJMI I FUNDIT:

“Kthesa” vë në pranga një person – i sekuestrohen mbi 25 kilogramë drogë në vlerë 27 mijë euro

“Kthesa” vë në pranga një person – i sekuestrohen mbi 25 kilogramë drogë në vlerë 27 mijë euro

Policia e Kosovës sot rreth orës 09:00 pas pranimit te informatave përmes rrugëve operative, trajtimit të tyre dhe punës operative në terren, në bazë të dyshimeve se i dyshuari mund të këtë në posedim një sasi të substancës narkotike, në koordinim me Policinë Kufitare në Han të Elezit është ndaluar i dyshuari dhe i është kontrolluar automjeti.

“Në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë (Prokurorinë e Shtetit dhe Gj. E P. Paraprake) në Prishtinë është realizuar Plani Taktik policor i koduar me emrin ‘’KTHESA’’, ku gjatë kontrolleve të zhvilluara në tri (3) lokacione: një banesë në Fushë Kosovë dhe dy shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Breznicë të Obiliqit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar mbi njëzet e pesë kilogram (25 kg 134 gr.) substancë e dyshuar narkotike të llojit Marihuanë, të ndara në pesë (5) paketime”, thuhet në njoftim.


Sasia e sekuestruar dyshohet se ka qenë e destinuar për tregun vendor dhe që kap vlerën rreth njëzet e shtatë mijë e pesëqind euro (27.500 euro).

Gjithashtu, gjatë operacionit policor është sekuestruar edhe automjeti/vetura Ford Focus ngjyrë hiri me targa vendore si dhe një telefon.

“I dyshuari në prani të avokatit mbrojtës me vet autorizim, ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje duke mos dhënë asnjë detaj për rastin.

Sektori Qendror i Hetimeve kundër Narkotikëve (SQHN) është mbështetur edhe nga: Drejtoria e Teknikës Kriminalistike në Prishtinë, Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH) në Prishtinë, Patrulla Policore e stacionit policor në Obiliq dhe Patrulla Policore e stacionit policor në Fushë Kosovë”, thuhet më tej në njoftim.

Me vendim mbi ndalimin e personit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Hetimet janë duke vazhduar nga Drejtori për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), Sektori Qendror. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori