LAJMI I FUNDIT:

Kthejeni shtypjen e gjakut në normale: Për pesë minuta, pa ilaçe!

Kthejeni shtypjen e gjakut në normale: Për pesë minuta, pa ilaçe!

Sekreti i mjekësisë kineze zbulon që shtypja e gjakut mund të rregullohet për vetëm pesë minuta, madje pa ilaçe.

Mjekësia kineze konsideron që gjëja më e rëndësishme – është qarkullimi i drejtë i gjakut deri te muskujt dhe indet, transmeton Telegrafi.

Nëse diku në organizëm shkaktohet pengesë në qarkullim të gjakut, atëherë në atë vend fillon të zhvillohet sëmundja. Dhe anasjelltas – nëse sigurohet qarkullim i përshtatshëm i gjakut, organizmi do të ketë mundësi që shpejt të shërojë sëmundjen.

Prandaj masazhi kryesor i pikave ndihmon në shërim. Në rastin e këtillë fjala është për dy pika.

Pika nr. 1

Madje kjo nuk është as pikë, por linjë. Ajo gjendet pas laprës së veshit deri te mesi i ashtit të nofullës.

Këtë linjë nuk duhet as ta shtypni, as t’i bëni masazh, por shumë ngadalë ta përkëdhelni pothuajse me lëvizje të padukshme të duarve nga lartë poshtë, duke prekur shumë butë me maja të gishtave.

Përsëriteni 10 herë nga njëra anë, dhe pastaj kaloni në anën tjetër gjithashtu 10 herë.

Pika nr. 2

Kjo pikë gjendet në pjesën e fytyrës në nivel të laprës së veshit në largësi gjysmë centimetri nga veshi në drejtim të hundës.

Kësaj pike duhet bërë masazh me maja të gishtave nga një minutë nga të dyja anët.

Shtypni fuqishëm, por jo deri në dhembje. Nuk është me rëndësi, në drejtim të akrepave të orës apo në drejtimin e kundërt. Me rëndësi është të keni ndjenjën e shtypjes në pikën e caktuar.

Pas këtij tretmani të thjeshtë, qarkullimi i gjakut do të duhej të ulej dhe sërish të jetë në nivelin normal. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori