LAJMI I FUNDIT:

Kthejani luleve shkëlqimin

Kthejani luleve shkëlqimin

Lulet e dhomës do të jenë më të bukura dhe më të gjelbra, por do të përparojnë edhe më shpejt, nëse nga fletët ia hiqni pluhurin

Futni nën dush (më parë sigurohuni a e durojnë ujin!), por nga distanca e përshtatshme dhe me vrushkull jo të fortë, transmeton Telegrafi.


Kjo është mënyra më frytdhënëse, mirëpo edhe “më e komplikuar” (saksinë duhet dërguar në banjë, ndërkaq pas dushi prisni që të thahen para se t’i ktheni në vendin e mëparshëm), andaj më mirë është që fletët t’i fshini ashtu siç bëni me pluhurin nga mobiliet, por vetëm me lëvizje të buta.

Me leckë pambuku kaloni mbi çdo fletë, qoftë me ujë apo me përzierjen e bërë nga një vezë dhe një lugë e vogël uthull.

Kur është fjala për fikusin, duhet ta dini që uji nuk i bën mirë. “Përpunojeni” me leckë të thatë, por me ndihmën e qumështit kthejani shkëlqimin. /Telegrafi/