LAJMI I FUNDIT:

KSHZ-ja do të vendosë për 2.142 ankesat e parashtruara për mbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të zgjedhjeve

KSHZ-ja do të vendosë për 2.142 ankesat e parashtruara për mbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të zgjedhjeve

Deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje deri në orën 19:30 kur përfundoi afati janë parashtruar gjithsej 2.141 ankesa për mbledhje dhe përcaktim të rezultateve nga votimi në zgjedhje. KSHZ duhet të deklarohet për ankesat në afat prej 72 orëve.

Pritet që sot KSHZ të caktojë seancë, ndërsa më së voni deri te hënën në të cilën duhet publikisht t’i shqyrtojë dhe të vendosë për ankesat.

Dje para se të përfundojë afati mbi 1982 ankesa ka parashtruar E majta, ndërsa Aleanca për Shqiptarët e cila në zgjedhje ishte në koalicion me Alternativën ka parashtruar 77 ankesa. Paraprakisht deri parmbrëmë ishin parashtruar 82 ankesa, prej të cilave numri më i madh 74, janë nga Aleanca për Shqiptarët por ka edhe dy nga OBRM-PDUKM të cilat kanë të bëjnë me mbledhjen e rezultateve të votimit. LSDM-ja, siç paralajmëroi, nuk ka parashtruar ankesa për këto zgjedhje. Deri te KSHZ-ja është dorëzuar edhe një kërkesë për kontrollim të fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi.

Parmbrëmë në orën 21 përfundoi afati për parashtrimin e ankesave për procedurën e votimit.

Afatet për ankesa filluan të vijojnë parmbrëmë, pasi KSHZ-ja i publikoi rezultatet jozyrtare përfundimtare të zgjedhjeve.

Në ndërkohë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje publikoi një kumtesë në ueb-faqen e saj me të cilën i korrigjoi rezultatet e e Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik, ndërsa të publikuara më 16 korrik. Siç bëhet e ditur në Përfundimin e publikuar për përmirësim të gabimeve teknike, numri i përgjithshëm i votuesve të cilët kishin votuar është 943.750, që është për 1.416 më shumë se numri i publikuar më herët, ndërsa numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme është 31.564 ose për 98 më shumë.

Nga OBRM-PDUKM-ja vlerësojnë se procesi i zgjedhjeve kishte parregullsi dhe akuzojnë për, siç thonë, ryshfetin më të madh dhe më masiv dhe falsifikim të vullnetit të zgjedhjeve dhe kërkuan numërim me dorë të fletëvotimeve.

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrë që të hetojë të gjitha dyshimet për parregullsi dhe falsifikime, përfshirë numërimin manual të fletëvotimeve, sepse nuk duhet të ketë asnjë njollë të zezë në proces në një ryshfet dhe falsifikim kaq masiv. Kemi një numër të madh të fletëvotimeve të pavlefshme, mbi 30,000 jokarakteristike për një pjesëmarrje të tillë në një proces zgjedhor. Më lejoni t’ju kujtoj edhe një herë se funksionarët e LSDM-së dhe eksponentët e tyre kanë bërë fushata publike për të prishen fletëvotime, duke e paraqitur atë si një thirrje të OBRM-PDUKM-së, që paraqet një krim në procesin zgjedhor. Është e nevojshme të mbrohet vullneti i qytetarëve dhe të hiqet njolla nga procesi zgjedhor” tha në konferencë për shtyp zëdhënësi i partisë, Dimçe Arsovski.

Nga LSDM-ja, theksojnë se në zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike fitoi koncepti i tyre dhe Koalicioni “Mundemi” dhe e porositën OBRM-PDUKM-në dhe Mickovskin për shkaqet për humbjen që t’i kërkojnë te ata, në vend se të kërkojnë alibi. Njëherësh, iu bënë thirrje kryetarit të KSHZ-së Oliver Derkoski, që të përgjigjet para publikut për ngjarjet në ditën e zgjedhjeve dhe publikimit të rezultateve.

“Në zgjedhjet e 15 korrikut në një atmosferë të korrekte, të lirë, demokratike dhe të sigurt, qytetarët mbështetën masivisht konceptin e LSDM-së dhe koalicionit “Ne mundemi”. Fitoi koncepti për progres, koncept që qon drejtë BE-së dhe NATO-s, koncepti i cili kthen prapa humbi, humbën të gjithë ata që janë anti politikave të NATO-s dhe BE-së të OBRM-PDUKM-së dhe Mickovskit. Oliver Derkoski, kryetari i KSHZ-së nga radhët e OBRM-PDUKM-së i ka borxh disa përgjigje publikut për ngjarjet në ditën e zgjedhjeve dhe publikimit të rezultateve. E ardhmja është siguruar, shteti vazhdon në rrugën e vërtetë, edhe më mirë dhe më shumë”, qëndron në reagimin e LSDM-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori