LAJMI I FUNDIT:

KSHZ: 17 mijë votues të dyshimtë në Komunën e Çairit! (Video)

“Ne jemi nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Bëjmë kontroll në terren të të dhënave dhe kemi ardhur tek ju, të kontrollojmë se a jetojnë këta njerëz në këtë adresë.”

Filloi kontrolli në terren i votuesve të kontestueshëm. TV 21 ishte në terren me dy anketues në afërsi të Kalasë së Shkupit. Në pajtim me ligjin, anketuesit duhet të legjitimohen me dokument të vërtetuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, me ç’rast i kontrollojnë të dhënat për personat që i anketojnë. Plotësohet pyetësor me të dhënat, duke u bazuar në letërnjoftimin apo në pasaportën e vlefshme.


Listën zgjedhore po e kontrollojnë 488 anketues në të gjitha 80 komunat, me ç’rast kontrollin në terren e koordinojnë 34 zyra rajonale. Së bashku me anketuesit, në terren ka edhe mbikëqyrës nga të 4 partitë politike, por që nuk kanë të drejtë të komunikojnë me personat që anketohen.

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është vazhdimisht në terren me zyrat e saja rajonale, duke e përcjellë nga afër situatën në terren. Siç nga informuan, nuk ka kurrfarë problemesh në terren, dhe gjithçka po shkon sipas planit”, tha Ljubka Guguçevska, këshilltare në KSHZ.

Në seancën e sotme të KSHZ-ë, anëtarët njëzëri e miratuan raportin për kontrollin në terren, por debat i ashpër u nxit rreth propozimit të Bedredin Ibrahimit që të publikohen emrat e votuesve të kontestueshëm. Ai kërkon që në ueb faqen e KSHZ-së të publikohen emrat e 89 votuesve, që duhet të kontrollohen në terren, përfshi edhe ata 124 mijë, që duhet të kontrollohen në mënyrë administrative.

“Të gjitha të dhënat jokonzistente që duhet të kontrollohen në terren, të publikohen në ueb faqe, me qëllim që të informohen ata që janë të regjistruar si jokonzistentë dhe t’i presin anketuesit në pajtim me fushatën ‘Dyer të hapura’. Nëse ai nuk paraqitet, atëherë mund që ndonjë i afërm apo fqinj ta shohë se ai gjendet në atë Listë“, tha anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibraimi.

Sipas Igor Milevit , për LSDM-më, CD-ja ku gjenden të dhënat me votuesit jokonzistencë, paraqet minim të procesit të kontrollit në terren. Nga VMRO-DPMN-ja ndërkaq thonë se ata kanë të drejtë të disponojmë me këto informacione dhe se nuk është i nevojshëm vendimi i KSHZ-së. Përndryshe, anketuesit e KSHZ-së më së shumti punë do të kenë në Çair, ku duhet të trokasin në 17 mijë dyer. Pason Kumanova me rreth 12 mijë votues jokonzistentë, ndërsa në vend të tretë janë komunat e Shkupit, Qendra dhe Aerodromi me mbi 6000 votues të kontestueshëm. Kontrolli në terren duhet të përfundojë deri më 3 prill./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Lajme
Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj etiketon Macronin, Scholzin dhe Melonin: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj etiketon Macronin, Scholzin dhe Melonin: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Lajme
Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Lajme
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Lajme
Kalo në kategori