LAJMI I FUNDIT:

Krzysztof Piatek, sulmuesi i Genoas që po e ‘tronditë’ Serien A

Krzysztof Piatek, sulmuesi i Genoas që po e ‘tronditë’ Serien A
GENOA, GE - AUGUST 26: Krzysztof Piatek celebrate after score 1-0 during the serie A match between Genoa CFC and Empoli at Stadio Luigi Ferraris on August 26, 2018 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Sulmuesi polak, Krzysztof Piatek erdhi me pak bujë në Itali te Genoa, por në javët e para është treguar si vrasës para porte.    

Kur janë zhvilluar gjashtë javë në Serie A, golashënuesi më i mirë nuk është Cristiano Ronaldo e as Mouro Icardi me Ciro Immobilen, por një futbollist që për shumë kë është anonim.

Është fjala për Krzysztof Piatek, i cili shpërthyer në Itali këtë sezon me skuadrën e Genoas, ku në pesë ndeshje ka arritur të shënojë gjashtë gola në Serie A.

Krzysztof Piatek në aksion . (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Në debutimin e tij me klubin, ai ka shënuar katër gola në një ndeshje të vetme në Kupën e Italisë.

Krzysztof Piatek është polak dhe ndoshta në Itali pak e njohin.

Por ai është shënues i lindur, pasi para se të vinte te Genoas, ai në 36 ndeshje sezonin e fundit me Cracovia shënoi 21 gola.

Piatek dëshpërohet kur nuk shënon . (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Piatek, vetëm ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.

Sipas Sportmediaset, Borussia Dortmund vetëm është interesuar për të, por nuk mungon as interesimi i gjigantëve italian.

Genoa e ka blerë shumë lirë, pasi për të ka paguar 4.5 milionë euro, ndërsa tani ai kushton katër herë më shumë.

Piatek duke festuar me shokë . (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Ai është lojtari i parë i Genoas në histori që shënon nga pesë paraqitjet e tij të para në Serie A.

Piatek e ka thyer rekordin e Andriy Shevchenko të Milanit të vendosur në vitin 1999. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori