LAJMI I FUNDIT:

Kryqi i Kuq i Kosovës ndihmon Klinikën Emergjente me ekipe vullnetare

Kryqi i Kuq i Kosovës ndihmon Klinikën Emergjente me ekipe vullnetare

Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), Klinikës Emergjente dhe  Kryqit të  Kuq të Kosovës, në lidhje me Pilot Projektin për formimin e ekipeve vullnetare për Ndihmë të Parë nga Kryqi i Kuq i Kosovës, ndihmesë për Klinikën Emergjente.

Nënshkrimin e Memorandumit e bënë drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, Feride Hyseni, kryetare e Kryqit të Kuq të Kosovës dhe Basri Lenjani, drejtor i Shërbimit Emergjent në QKUK.


Marrëveshja parasheh formimin e ekipeve vullnetare të Ndihmës së Parë nga Kryqi i Kuq i Kosovës për Klinikën Emergjente, me qëllim që të ofrojë kujdes themelor për të sëmurë dhe të lënduar nga qasja e parë e pranimit, vendosjen në barelë, karrocë, dhe bartjen e tyre deri në dhomat e monitorimit, observimit, diagnostikimit dhe trajtimit.

Poashtu, parashihet të sigurohet bashkëpunimi efektiv mes Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Klinikës Emergjente dhe Kryqit të Kuq të Kosovës, në lidhje me edukimin, trajnimin, certifikimin dhe licencimin e ekipeve vullnetare të Ndihmës së Parë të Kryqit të Kuq të Kosovës, të cilët do të qëndrojmë në shumicën e rasteve një hap para pranimit të shërbimit mjekësor emergjent spitalor.

Në Memorandum, theksohet se ekipet e Kryqit të Kuq, do të asistojnë në përcjelljen e pacientëve  së bashku me stafin mjekësor të Klinikës Emergjente.

Ekipet Vullnetare të Ndihmës së Parë të Kryqit të Kuq të Kosovës nuk kanë përgjegjësi profesionale gjatë trajtimit të sëmurëve dhe lënduarve, por vetëm asistencë teknike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori