LAJMI I FUNDIT:

Kryqi i kuq: Kemi shpërndarë 23.954 pako me ushqim

Kryqi i kuq: Kemi shpërndarë 23.954 pako me ushqim

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë ka njoftuar se me shtatë ekipet e saj mobile, gjegjësisht 150 persona vullnetarë dhe profesionistë, vazhdojnë me mbështetjen e banorëve të prekur nga katastrofat natyrore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga Kryqi i kuq, deri m së  tani janë shpërndarë 23.954 paketa me ushqim (një paketë është dedikuar për katër persona), 21.000 racione në ditë, 9.700 racione të ngrohta, 9.519 litra qumësht, 13.322 litra jogurt, 3.740 paketa me mjete higjienike, 732 paketa për foshnja, 191 ton ujë, 732 paketa pelena 556 dyshek, 3.708 batanije, 600 kilogram veshje, 491 copë çizme, 332 litra dezinfektues. Janë bërë 111 asistime të ndihmës së parë nga ana e ekipeve të Kryqit të Kuq dhe janë realizuar katër transporte mjekësore.


Nga kryqi i kuq theksojnë se në katër qendrat e pranimit “Ranka Miilanoviq”, “Seniq”, “Paternie Zografski” dhe “Fon Internat”, ku janë të vendosur 320 persona, kanë shpërndarë ndihma plotësuese humanitare, terapi me ilaçe për të sëmurët kronik dhe terapi vitaminoze për më të rrezikuarit.

Nga Kryqi i Kuq apelojnë të dhurohet: ushqim i konservuar, ushqim për foshnje dhe pelena, mjete për higjienë, mjete për dezinfektim, lopata, çizme të gomës, doreza të gomës, peshqir, pelena për të rritur, qese plastike për mbeturina, Ndihma mund të dorëzohet në depot e Kryqit të Kuq në Momin Potok dhe në SHF “Naum Naumovski Borçe- Shkup prej orës 8 deri në orën 18./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori