LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: Nga 160 milionë eurot e BE-së, 50 milionë prej tyre do të janë për rimëkëmbjen ekonomike

Kryeziu: Nga 160 milionë eurot e BE-së, 50 milionë prej tyre do të janë për rimëkëmbjen ekonomike

Të hënën shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova ka njoftuar se mund të vihen në dispozicion deri në 160 milionë euro për Kosovën në luftën kundër.

Sipas një shkrimi në Twitter, Apostolva ka thënë se BE-ja do të vazhdon edhe më tutje ta mbështesë Kosovën.


Lidhur me këtë, zëvendësministri në detyrë i Integrimeve Evropian, Taulant Kryeziu, ka publikuar detaje lidhur me këtë ndihmë financiare.

Kryeziu përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se nga ky fond, 50 milionë euro do të ndahen për rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të vendit që ndahen nga programet e IPA-së.

Sipas tij, 11 milionë euro pritet t’i përfitojë Kosova në buxhetin e saj si shpërblim për arritjen e treguesve të përkrahjes buxhetore sektoriale për reformën e administratës publike (IPA 2016) dhe menaxhimin e financave publike (IPA 2017).

Apostolova: Mund të vihen në dispozicion deri në 160 milionë euro për Kosovën në luftën kundër COVID-19
Lexo po ashtu Apostolova: Mund të vihen në dispozicion deri në 160 milionë euro për Kosovën në luftën kundër COVID-19

Kryeziu shton se Kosova, duke u bazuar në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, kualifikohet për ndihmë makrofinanciare nga BE-ja, e cila jepet në rrethana të jashtëzakonshme për të ndihmuar stabilizimin e buxhetit të shtetit, sipas kushteve të përcaktuara në program të pajtuar ndërmjet Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“BE-ja për këtë qëllim ka përmendur 100 milionë euro si mundësi për të përfituar nga ky instrument dhe pritet që kjo të konkretizohet brenda disa muajsh”, ka shkruar ai.

Ai njofton se përveç kësaj ndihme të drejtpërdrejtë, tashmë BE-ja është duke investuar në projekte të mëdha, të cilat do të përmirësojmë zhvillimin ekonomik dhe social në Kosovë.

“Mjafton të përmendim ndërrimin e filtrave të ‘Kosovës B’, me vlerë prej 78 milionë eurosh në kuadër të ‘IPA 2018’ dhe ‘IPA 2019’, që do të zvogëlojë ndotjen e ajrit në kryeqytet, investimet në ngrohjen qendrore po ashtu në kryeqytet me mbi 17 milionë euro, që pritet ta dyfishojnë kapacitetin e Termokosit, si dhe miliona euro investime në menaxhimin e mbeturinave në kuadër të ‘IPA 2020’. Të gjitha këto projekte do të krijojnë vende të reja të punës dhe përfitim për bizneset kosovare, që do të marrin pjesë në realizimin e tyre”, ka njoftuar Kryeziu. /Telegrafi/