LAJMI I FUNDIT:

Apostolova: Mund të vihen në dispozicion deri në 160 milionë euro për Kosovën në luftën kundër COVID-19

Apostolova: Mund të vihen në dispozicion deri në 160 milionë euro për Kosovën në luftën kundër COVID-19

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova ka njoftuar se ka biseduar me ministren në detyrë të e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari dhe ministrin në detyrë të Financave, Besnik Bislimi për gjendjen e krijuar pas pandemisë së Coronavirusit.

Sipas një shkrimi në Twitter, Apostolva ka thënë se BE-ja do të vazhdon edhe më tutje ta mbështesë Kosovën.


“Evropa edhe më tutje mbështet Kosovën në luftën kundër COVID-19. Mund të vihen në dispozicion deri në 160 milionë euro”, ka shkruar Apostolova, përcjell Telegrafi.

Shkrimi i plotë i Apostolovës

Kam folur sot me ministren Rozeta Hajdari dhe Besnik Bislimi, dhe Evropa edhe më tutje mbështet Kosovën në luftën kundër COVID-19.

Mund të vihen në dispozicion deri në 160 milionë euro nga BE në 2-6 muaj përmes ndihmës makro-financiare, mbështetjes buxhetore dhe granteve IPA 2, mbështetjes së sektorit privat, bujqësisë dhe në lehtësimin e varfërisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hargreaves: Dua të shoh më shumë bashkëpunim në fushën e ekonomisë, ka potencial për investime edhe nga diaspora në Kosovë

Hargreaves: Dua të shoh më shumë bashkëpunim në fushën e ekonomisë, ka potencial për investime edhe nga diaspora në Kosovë

Ekonomi
Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Sherife Kçiku Vishaj
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home
Kalo në kategori