LAJMI I FUNDIT:

Kryetarja e Shkupit përplaset me arkitektët për sigurinë e “Sallës Universale”

Kryetarja e Shkupit përplaset me arkitektët për sigurinë e “Sallës Universale”

Projekt për Sallën Universale do të ketë, por jo projekt të pa sigurt, vetëm projekt që i posedon të gjitha standardet që garantojnë se është i sigurt, kështu deklaron kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovka, e cila kishte edhe përplasje me Shoqatën e Arkitektëve për Sallën Universale.

“Salla Universale është objekt që është pikë referimi e qytetit për shkupjanët, por nuk duhet lejuar që rindërtimi i saj të vazhdojë pas një projekti që nuk i plotëson standardet e sigurisë. Qyteti i Shkupit nuk do të lejojë aktivitete të cilat janë të dëmshme për qytetarët dhe që i prekin drejtpërsëdrejti ata, dhe nëse dikush nga ish pushteti lokal ka guxim të shkojë deri në fund me këtë projekt dhe të garantojë siguri edhe pse projekti është i pasigurt, le të vijë ai dhe publikisht ta bëjë nënshkrimin e dokumentit”, tha Arsovska.

Ndërsa ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska bëri apel që ti lënë qortimet verbale, por të punojnë që salla Universale të ndërtohet dhe të jetë në favor të qytetarëve.

“Së pari, si ministre e kulturës, si banore e qytetit të Shkupit, si studente e mëparshme e Shkupit, për mua Salla Universale është një simbol i madh, parasegjithash një solidaritet, pastaj gjithçka tjetër. E kam patjetër të them se jam e habitur prej reaksioneve të ndryshme sepse shpresojë që shumë shpejtë salla Universale do të ndërtohet dhe shpresojë që për kohë të shkurtë do të kemi ftesë për ndonjë koncert”, tha ministrja e Kulturës, Biseda Kostadinovska-Stojçevska.

Ndryshe nga Shoqata e Arkitektëve deklarojnë se kur të përfundojë ndërtimi , atëherë mund të flitet për sigurinë e objektit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori