LAJMI I FUNDIT:

Fotografi nga Zubin Potoku, momenti kur kryetari Zeqiri hyn në komunë

Fotografi nga Zubin Potoku, momenti kur kryetari Zeqiri hyn në komunë

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka arritur të hyjë brenda në objektin e kësaj komune.

Siç raporton Telegrafi, kryetari Zeqiri ndodhet brenda këtij objekti ndërsa jashtë saj ndodhen forca të shtuara të Policisë së Kosovës.


Kryetari i Komunës së Zveçanit hyn brenda në objekt
Lexo po ashtu Kryetari i Komunës së Zveçanit hyn brenda në objekt

Ndërkaq, pas situatës së tensionuar në veri të vendit, janë dëgjuar edhe breshëri plumbash në afërsi të objektit të komunës së Zubin Potokut.

Edhe në Komunën e Zveçanit sot ka pasur të shtënave me armë dhe gaz lotsjellësit, si dhe është djegur edhe një veturë e Policisë së Kosovës.

Situata në veri, Policia: Po asistojmë kryetarët e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut për të ushtruar të drejtën e tyre në punë në objektet zyrtare të komunave
Lexo po ashtu Situata në veri, Policia: Po asistojmë kryetarët e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut për të ushtruar të drejtën e tyre në punë në objektet zyrtare të komunave

Ndërkaq, për Telegrafin ka folur kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci i cili tha se ka hyrë brenda objektit të kësaj komune. /Telegrafi/