LAJMI I FUNDIT:

Kryetari “VATRËS” dhe ambasadori Wisner bisedojnë për faktorizimin e shqiptarëve në rajon

Kryetari “VATRËS” dhe ambasadori Wisner bisedojnë për faktorizimin e shqiptarëve në rajon

Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, Elmi Berisha është takuar me Frank Wisner, ish-përfaqësuesi special për Kosovën dhe ish-ambasador amerikan, i cili vlerësoi Shqipërinë dhe Kosovën si dy miq dhe aleatë të pandarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit në një darkë pune, ambasadori Wisner shprehu mirënjohjen më të thellë dhe falënderime përzemërt për popullin shqiptar dhe shtetin e Kosovës dhe Shqipërisë për përgjigjen pozitive dhe të menjëhershme ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në strehimin e shtetasve të Afganistanit.


Frank Wisner, ish-përfaqësuesi special për Kosovën, e çmoi jashtë mase gatishmërinë dhe përkushtimin e shteteve shqiptare për të ndihmuar SHBA në përballimin e krizës së re humanitare në Afganistan.

Një tjetër temë e rëndësishme për të cilën u diskutua në takim ishte vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi nën përkujdesjen e veçantë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që konsiston në njohjen reciproke dhe në normalizimin e marrëdhënieve ekonomike e ndër institucionale.

Ambasadori  Wisner u pajtua me rolin e fuqishëm të diasporës shqiptare në SHBA në lobim dhe ndihmën e pakursyer për zhvillimin e proceseve integruese dhe miqësisë së ngushtë me Uashingtonin zyrtar dhe institucionet e shtetit amerikan.

Berisha dhe Wisner u pajtuan se Tirana e Prishtina zyrtare duhet të bashkëpunojnë dhe të lobojnë fort si një ekip i vetëm me qëllim që faktori shqiptar në Ballkan të jetë i unifikuar dhe shtetet shqiptare të kenë të ardhme të qëndrueshme, të sigurtë, ekonomi të fortë dhe institucione model të zbatimit të ligjit dhe kryerjes së reformave integruese në Bashkimin Evropian.

Më tej, bashkëbiseduesit, Berisha dhe Wisner theksuan idenë e krijimit të një plani afatgjatë ekonomik nga Administrata e Presidentit Biden për zhvillimin e fuqishëm ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe forcimin e ekonomive kombëtare të shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ata theksuan domosdoshmërinë e një strategjie diplomatike kombëtare afatgjatë me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm në Ballkan dhe lobim më të fortë të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesit kombëtar shqiptar. /Lumturije Bekaj/ Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori