LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Shoqatës së Mullistëve: Në Kosovë ka furnizim të mjaftueshëm me grurë, nuk ka arsye për rritje të çmimeve

Kryetari i Shoqatës së Mullistëve: Në Kosovë ka furnizim të mjaftueshëm me grurë, nuk ka arsye për rritje të çmimeve

Kryetari i Shoqatës së Mullistëve, Bashkim Zejnullahu, deklaroi të mërkurën se në Kosovë ka furnizim të mjaftueshëm me grurë ndaj dhe nuk ka arsye për shqetësim e as rritje të çmimeve.

Këtë deklaratë ai e bëri në një konferencë për media bashkë me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.


Zejnullahu tha se si shoqatë janë kundër abuzimit të çmimeve dhe se nuk duhet shfrytëzuar situata aktuale për të abuzuar me çmime.

“Jemi kundër abuzimit të çmimeve, duhet të jemi më vigjilentë dhe të mos e shfrytëzojmë situatën aktuale për t’i rritur çmimet pa nevojë. Jemi në një situatë akute, por mendoj se nuk ka nevojë për shqetësim e as rritje të çmimeve”, deklaroi ai.

Ministrja Hajdari në konferencë për media me kryetarin e Shoqatës së Mullistëve, Bashkim Zejnullahu

Mes tjerash ai u pyet edhe se nga cilat tregje Kosova planifikon të importojë grurë.

Zejnullahu përmendi Maqedoninë, Bullgarinë, Serbinë e Kroacinë si shtete më të afërta nga të cilat Kosova mund të importojë për t’i plotësuar mangësitë.

“Ne si shoqatë nuk presim t’i mbulojmë 70 për qind të nevojave të qytetarëve me grurë. Kosova zakonisht ka plotësuar 50-60 për qind të nevojave të brendshme, ndërsa pjesa tjetër është importuar. Në regjionin tonë duke filluar nga Maqedonia, Bullgaria, Serbia dhe Kroacia, pasi i kemi shtete më të afërta, kemi siguruar mangësitë që kanë qenë të nevojshme për tregun e brendshëm”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ekonomi
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Ekonomi
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Frigo Deluxe
Në mesin e 25 shteteve konkurruese

Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”

Ekonomi
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Edil Project
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori