LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 25° partlycloudy_day

Kryetari i parë i Prishtinës së pasluftës: Kurrë s’jam ftuar në asnjë ceremoni solemne për kryeqytetin

Kryetari i parë i Prishtinës së pasluftës: Kurrë s’jam ftuar në asnjë ceremoni solemne për kryeqytetin

Kryetari i parë i komunës së Prishtinës, Mexhid Syla i cili kishte ardhur në krye të kryeqytetit menjëherë pas çlirimit është shprehur i pakënaqur me trajtimin që po i bëhet. 

Syla në një intervistë për radio Dukagjinin thotë se asnjë kryetar komune, pasues i tij, nuk e kanë ftuar kurrë në asnjë seancë solemne për Ditën e Prishtinës.

“Që prej seancës së parë, në njëvjetorin e çlirimit të Prishtinës të cilën e patëm organizuar në mënyrë madhështore, kurrë më nuk kam marr pjesë në ndonjë seancë solemne të kryeqytetit”, ka thënë Syla.


Ish kryetari Syla që me profesion është avokat, thotë se nuk është i kënaqur as me zhvillimin e Prishtinës në përgjithësi.

“Prishtina është ndërtuar shumë, por pa plan. Shihni lagjet që janë ndërtuar më herët, kanë shkolla, kanë kopshte, kanë gjelbërim, gjithçka që i duhet një lagjeje”, tha ai.

Në këtë intervistë, Syla thotë se ditët e para të udhëheqjes së Prishtinës kanë qenë shumë të rënda.

“Të mos them çdo ditë, por katër herë në javë, kam marr hapa qetësimi. Më vinin njerëz me lloj-lloj problemesh. Kërkonin familjarët e tyre të humbur. Kërkonin të ktheheshin në punë, kërkonin vend për qëndrim, meqë shtëpitë iu kishin djegur”, tha ndër të tjera Syla. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron

Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron "mesazh të fuqishëm" kundër Putinit

Evropa
Gjakovë, punëtori bie pa ndjenja pas pune dhe vdes

Gjakovë, punëtori bie pa ndjenja pas pune dhe vdes

Rajoni i Gjakovës
Xabi Alonso kërkon një transferim prej 100 milionë eurosh pas humbjes ndaj PSG-së

Xabi Alonso kërkon një transferim prej 100 milionë eurosh pas humbjes ndaj PSG-së

Premier League
Kosova dhe SHBA thellojnë partneritetin, Osmani: Bashkëpunimi në përputhje me vizionin e Trumpit

Kosova dhe SHBA thellojnë partneritetin, Osmani: Bashkëpunimi në përputhje me vizionin e Trumpit

Politikë
Rodrygo ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Real Madridi

Rodrygo ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-objektivi i Man Utd dhe Chelseat që pritej të thyente rekordin britanik të transferimeve, tani vlen vetëm 25 milionë euro

Ish-objektivi i Man Utd dhe Chelseat që pritej të thyente rekordin britanik të transferimeve, tani vlen vetëm 25 milionë euro

Premier League
Kalo në kategori