LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Odës Ekonomike kritikon inspektorët për qasjen e tyre ndaj qytetarëve

Kryetari i Odës Ekonomike kritikon inspektorët për qasjen e tyre ndaj qytetarëve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka kritikuar inspektorët në Prishtinë për qasjen e tyre ndaj qytetarëve.

Rukiqi në një shkrim të bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook ka thënë se, këto ditë ka qenë dëshmitar kur ka ndodh një inspektim sanitar në një lokal në Prishtinë.


Ai ka thënë se qasja e inspektorëve gjatë inspektimeve ka qenë patronizuese, transmeton Telegrafi.

“Aspak profesional. Inspektori dhe secili zyrtar nuk duhet të ushtrojnë autoritet me ngritje zëri dhe kërcënime për gjoba”, ka thënë ai.

Tutje Rukiqi ka thënë se, inspektori/zyrtari që bërtet e kërcënon dhe me stil kauboji janë model i të kaluarës e jo i një shteti modern./Telegrafi/