LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i New Yorkut akuzohet për sulm seksual – ngjarja pretendohet se ka ndodhur 30 vjet më parë

Kryetari i New Yorkut akuzohet për sulm seksual – ngjarja pretendohet se ka ndodhur 30 vjet më parë

Kryetari i qytetit të New Yorkut, Eric Adams, është akuzuar për sulm seksual duke u bazuar një kallëzim penal të dorëzuar gjatë ditës së sotme.

Në kallëzimin penal paditësja pretendon se “u sulmua seksualisht nga i pandehuri Eric Adams në New York në vitin 1993, ndërsa ata të dy punonin në qytetin njujorkez”.


Padia u ngrit sipas Aktit të të Mbijetuarve të Rritur të Shtetit të New Yorkut, i cili skadon të premten.

Shteti miratoi një ligj që u linte një vit hapësirë viktimave të dhunës seksuale për të ngritur padi, e cila më pas nuk mund të bëhej për shkak të parashkrimit të lëndës.

Adams punonte si oficer policie në New York në kohën e akuzave, raporton theguardian.

Në deklaratën e sotme, zëdhënësi theksoi se “kryetari nuk i kujtohet se për cilin person bëhet fjalë dhe nëse janë takuar ndonjëherë”.

“Ai nuk do të bënte asgjë për të dëmtuar fizikisht një person tjetër dhe i mohon me vendosmëri të gjitha akuzat”, tha zëdhënësi.

Ndryshe, kjo padi vjen pasi 63-vjeçari, i cili u zgjodh kryetar në vitin 2021, është nën ‘llupën’ e FBI-së pasi po i hetohet fushata elektorale.

Adams dyshohet se në mënyrë të paligjshme mori para nga qeveria turke në këmbim të favoreve, të tilla, si presioni ndaj zjarrfikësve të qytetit për të përshpejtuar hapjen e një konsullate turke. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Amerika
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori