Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka paralajmëruar masa për të gjithë punëtoret e arsimit në komunën e tij, që po shkelin ligjin.
Ai ka dalë në një inspektim të paparalajmëruar në disa shkolla në fshatrat e Malësisë, pasi që kishte marrë ankesa nga banorët dhe prindërit e asaj ane për mos funksionimin e shkollave.
Kastrati, përmes një postimi në Facebook, thotë të ketë hasur në një shkollë të mbyllur me dry, ani pse mësimi është dashur të niste në atë kohë.
Ai ka thënë se nuk do që gjatë mandatit të tij të largojë njerëz nga puna, por që për ata punëtorë që bëjnë shkelje nuk do t’i mbyllë sytë.
Postimi i Kastratit në Facebook:
“Ka kohë që kam marrë shqetësime të vazhdueshme të prindërve dhe banorëve për keqfunksionimin e mos vijimin e rregullt të mësimit në shkollat në fshatrat e Malësisë. Javën që shkoi vendosa të dal personalisht në një kontrollë të pa paralajmëruar në disa nga këto shkolla.
Situata që pamë nuk ishte vetëm shqetësuese por ishte alarmuese
Njëra nga shkollat ishte e mbyllur me dry, ndonëse mësimi do të duhej të fillonte në atë kohë. Rrugës nga shkolla në shkollë takuam një fëmijëqë mëson në njërën nga këto shkolla. Ai na tha që në shkollën ku mëson, stufa ndizet vetëm në sallën e arsimtarëve dhe zyren e drejtorit kurse në klasë jo. Në fillim e morra me dyshim, por qysh në shkollën e ardhshme që vizituam e gjetëm stufën e pa ndezur në klasët ku mbahej mësim, përkundër sallës së arsimtarëve dhe të drejtorisë që ishin të ndezura. Unë nuk dua që gjatë mandatit tim të largohen njerëz nga puna, por për ata punëtorë që bëjnë shkelje të tilla nuk mund t’i mbylli sytë.
Në përgjithësi shkollat e kësaj ane kanë infrastrukturë tepër të dëmtuar. Për shkak të numrit të vogël të nxënësve, edhe në ato shkolla ku mësimi vijon me rregull, nuk mund të flasim për cilësi në mësimnxënie. Për shkak të numrit të vogël të nxënësve, fëmijët janë të pasocializuar në mungesë të shokëve e shoqeve, arsimtarët janë të pamotivuar për punë, e prindërit të alarmuar për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Ndonëse nuk kam vendosur se cilat do të jetë veprimet konkrete, për një gjë jam i sigurtë:
KJO GJENDJE NUK DO TË VAZHDOJË GJATË!”, (sic), ka shkruar Kastrati. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta
"Avokati Mëngjesi në gjendje të rëndë", mjeku: Ka dëmtim të trurit, vendimtare 72 orët pasuese
Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër
Efekti "TikTok", mbi 15 nxënëse të dy shkollave në Fushë-Kosovë dyshohet se i kanë gërvishtur duart e tyre
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete