LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Gjilanit poston foto të një stadiumi modern dhe ironizon me projektin e Suharekës për stadiumin e ri

Kryetari i Gjilanit poston foto të një stadiumi modern dhe ironizon me projektin e Suharekës për stadiumin e ri
Reklama

Sot (e mërkurë) gjatë ditës, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, publikoi në rrjetën social facebook, një projekt të një stadiumi për komunën që ai drejton.

Fillimisht ishte ministri Hajrulla Çeku që njoftoi se një stadium i ri do të ndërtohet në Suharekë, ndërsa kjo komunë sot shpalosi planin.


E më këtë plan, ka ironizuar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, duke nxjerr një foto të një stadiumi modern që kushton qindra miliona euro.

Hyseni ka shkruar në Facebook se edhe Gjilani do të ketë stadium “me kapacitet prej mbi 50.000 persona”, derisa me ironi ka prezantuar një fotografi të një stadiumi gjigant, me jahte anash pranë detit.

Sipas Muharremajt, gjithçka është e gatshme si prona, ashtu edhe projekti ideor – për stadium me 17 mijë ulëse dhe se duhen vetëm investimet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kryetari i Komunës së Suharekës prezanton projektin për stadiumin e ri që do të ndërtohet në këtë qytet
Lexo po ashtu Kryetari i Komunës së Suharekës prezanton projektin për stadiumin e ri që do të ndërtohet në këtë qytet

Vështirë se projekti i Muharremajt për 17 mijë ulëse do të pranohet nga MKRS, pasi ndërtimi i tij mund të kushtojë me dhjetra miliona euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Largimi i Messit nga Inter Miami vetëm çështje kohe?

Largimi i Messit nga Inter Miami vetëm çështje kohe?

Ligat tjera
Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, shumë përballje interesante në orar

Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, shumë përballje interesante në orar

Liga e Kampionëve
Xavi i shqetësuar me situatën e Joao Cancelos

Xavi i shqetësuar me situatën e Joao Cancelos

La Liga
Xabi Alonso ka implementuar taktikën gjeniale që ka ndihmuar Leverkusenin të jetë lider në Bundesliga

Xabi Alonso ka implementuar taktikën gjeniale që ka ndihmuar Leverkusenin të jetë lider në Bundesliga

Bundesliga
Ronaldo fiton penallti por i thotë gjyqtarit se nuk ishte faull

Ronaldo fiton penallti por i thotë gjyqtarit se nuk ishte faull

Ligat tjera
“Shumë lojtarë do të zhgënjeheshin”, Armando Broja flet për kohën e kufizuar të lojës te Chelsea

“Shumë lojtarë do të zhgënjeheshin”, Armando Broja flet për kohën e kufizuar të lojës te Chelsea

Premier League
Kalo në kategori