LAJMI I FUNDIT:

Kryetarët e komunave nuk do ta votojnë rishikimin e buxhetit për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve

Kryetarët e komunave nuk do ta votojnë rishikimin e buxhetit për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve

Kryetarët e Komunave në takimin e sotëm me ministren e Financave, Hykmete Bajrami dhe atij të Pushtetit Lokal, Zoran Rakiq kanë thënë se nuk do ta votojnë në Komisionin e Granteve rishikimin e buxheti në kuadër të rishikimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2021-2023.

Sipas njoftimit, arsyeja kryesore është që Ministria e Financave ka paraparë shkurtime buxhetore për vitin 2021 në raport me vitin paraprak.

“Me shkurtimin e buxheteve komunale do të ndërpriten shumë projekte kapitale të cilat do të ndikojnë në mos-përmirësimin e jetës së qytetarëve. Kryetarët njëzëri konstatuan që 32.95 milionë euro mund të duken si shumë e vogël parash për nivelin qendror por këto mjete janë shumë për komunat”, thuhet në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Kryetarët propozuan që dy apo tri projekte të ndërpriten në nivel qendror dhe që ato mjete të dedikohen për komuna. /Telegrafi/