LAJMI I FUNDIT:

Kryetarët e komunave kërkojnë që orët e humbura të kompensohen çdo ditë me nga një orë shtesë

Kryetarët e komunave kërkojnë që orët e humbura të kompensohen çdo ditë me nga një orë shtesë
Foto: Ilustrim

Kryetarët e Komunave të Kosovës kanë bërë kërkesë që orët e humbura nga greva në arsim të kompensohen çdo ditë (e hënë – e premte) me nga një orë shtesë.

Këtë kërkesë Bordi i Asociacionit të Komunave ia ka paraqitur këtë të premte Ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.


Në këtë kërkesë, të nënshkruar nga Kryetari i Asociacionit Agim Aliu, thuhet se “Kryetarët e Komunave, ndajnë mendimin se kompensimi i orëve të humbura të mësimit, nuk duhet të bëhet ditëve të pushimeve të rregullta (fundjavave), çka nga vlerësimi praktik që kemi bërë si komuna, do të rezultonte e parealizueshme”.

Në kërkesën e tyre, jepen disa arsye se pse kompensimi i orëve nuk mund të bëhet të shtunave.

-Vijimi i mësimit pa ndërprerje gjatë pushimeve do të krijonte ngarkesë për fëmijët dhe familjet e tyre, çka në mënyrë të drejtpërdrejt do të ndikonte në rënie të cilësisë dhe motivit për mësim;

-Do të shtonte shpenzimet për ngrohje dhe mirëmbajtjen e saj, tash kur në këtë kategori shpenzimesh, ato po njohin ritme të larta si kosto, çka dëmton buxhetet komunale. Madje, veprimi në këtë formë, përveç rritjes së kostos financiare për ngrohje, rrit edhe shpenzimin e energjisë elektrike, çka bie ndesh me masat qeveritare për kursimin e energjisë;

-Dihet se funksionimi i ngrohjeve në shkolla, tash e sa kohë është kryekëput i varur nga furnizimi me energji elektrike, andaj mungesa e energjisë elektrike apo reduktimet me orare të gjata, do të pamundësonin funksionimin e sistemit të ngrohjeve në shkolla, rrjedhimisht do të krijonin pamundësinë e zhvillimit normal e të plotë të procesit mësimor;

-Pjesëmarrja e nxënësve në proces mësimor, të cilët përdorin transportin publik si formë transporti, do të shtonte kostot e familjeve të këtyre nxënësve kur tani dihet se edhe në këtë sektor janë rritur çmimet si dhe eventualisht fluksi i ditëve të transportit mund të bëj që kontraktorët të mos jenë në gjendje t’i përmbushin obligimet, e që si pasojë do të mund të ndërpritet transporti i nxënësve që është obligim ligjor;

-Si dhe probleme e sfida të natyrës teknike, organizative të cilat do të vështirësonin e në raste të caktuara të pamundësonin zhvillimin e procesit mësimor, andaj sa më sipër, gjykuar nga kjo situatë.

Ndaj, kanë propozuar që kompensimi i orëve të humbura të mësimit për shkak të grevës së përgjithshme në arsim, të bëhet duke i shtuar nga pesë orë pune për çdo nxënës brenda javës në kuptim të ditëve të rregullta të punës.

“Ashtu që do të përballohej më lehtë për të gjithë pjesëmarrësit në proces mësimor si dhe do të garantonte standardet e kërkuara për zhvillimin normal të procesit mësimor, për të cilën janë shprehur pajtues udhëheqësit komunal”.

“Duke besuar në gatishmërinë tuaj për të rishikuar vendimin tuaj për kompensimin e orëve të humbura të mësimit, presim shqyrtimin e përfshirjen e propozimeve tona për këtë çështje që na preokupon të gjithëve”.

Ndryshe, pagat për të punësuarit në sektorin e arsimit janë ekzekutuar nga Thesari i Shtetit të premten pasdite.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ripërsëriti se orët e humbura nga greva në arsim do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri të mësimit, të miratuar nga Ministria e Arsimit.

Sipas vendimit të Ministrisë, do të punohet edhe ditëve të shtuna.

“Pas konfirmimit të listave nga komunat, Thesari sot ka ekzekutuar pagesën e paradhënies për orët e muajit shtator që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimit, të miratuar nga MASHTI”, ka shkruar Murati në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori