LAJMI I FUNDIT:

Kryesia e Kuvendit të hënën shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e projektligjit për tërheqjen nga Trusti

Kryesia e Kuvendit të hënën shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e projektligjit për tërheqjen nga Trusti

Kryesia e Kuvendit, pritet që të hënën, ta shqyrtojë tërheqjen nga Trusti

Sipas njoftimit, mbledhja e Kryesisë do të mbahet nga ora 11:00.


“Përgatitjet për seancë plenare të re të radhës: Projektligji nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116”, thuhet në njoftim.

Partia Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe opozitare, në mars kishte iniciuar nismën legjislative për tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.

Protestohet për tërheqjen e kursimeve nga Trusti, bëhet thirrje që të votohet Projektligji
Lexo po ashtu Protestohet për tërheqjen e kursimeve nga Trusti, bëhet thirrje që të votohet Projektligji

Në propozimin e PDK-së, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale, kërkohej që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.

Ndërkaq, ata që kanë deri në 20 mijë euro – 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 mijë – 20 për qind.

Sipas propozimit, për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind të shumës.

Qeveria e Kosovës është deklaruar se nuk e përkrah nismën e Kuvendit të Kosovës për tërheqjen e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, që njihet edhe si Trust.

Lidhur me këtë të entjen, një grup qytetarësh protestuan të enjten që të lejohet tërheqja deri në 30 për qind nga Trusti.

“Duam paratë tona”, “Trusti është i joni, e jo i Qeverisë”, “Kriza është sot, deputetë votojeni Trustin”, ishin disa nga thirrjet që disa dhjetra qytetarë kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës./Telegrafi/