Është për të qeshur e njëkohësisht e çuditshme që të dëgjosh se lojërat janë vetëm për të vegjël… një fakt që e ka hedhur poshtë, mbase më shumë se çfarëdolloj loje tjetër, videogame-i Pokemon Go!

Për këtë, një tjetër “provë” e ka dhënë Kryeministrja e Norvegjisë, e cila është kapur “mat” në parlament, duke luajtur Pokemon Go.

Por nuk mbaron me kaq, përcjell javanews.

Kjo nuk ishte hera e parë që Erna Solberg ishte kapur me presh në dorë, ose më mirë thënë me mendjen tek celulari!

Shpesh edhe në takime zyrtare, ajo është fotografuar duke “hedhur” sytë tek loja e saj Pokemon Go.

Majde edhe në një seancë të punimeve të komisionit të sigurisë… mbase kjo e fundit e justifikuar, meqenëse në Norvegji ka shumë pak vrasje e krime.

pokemon