LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Zaev mori pjesë në festën e 115 vjetorit të kryengritjes së Ilindenit në Bllagoevgrad

Kryeministri Zaev mori pjesë në festën e 115 vjetorit të kryengritjes së Ilindenit në Bllagoevgrad

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev dhe Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Bullgarisë Bojko Borisov sot në Bllagoevgrad të Bullgarisë bashkërisht festuan 115 vjetorin e kryengritjes së Ilindenit.

Kryeministrat Zaev dhe Borisov kishin takim bilateral para fillimit të ceremonisë, të shoqëruar nga zëvendës Kryeministri i Qeverisë dhe Ministër për Punë të Brendshme Oliver Spasovski dhe zëvendës Kryetari i Këshillit të Ministrave dhe Ministër për Mbrojtje të Bullgarisë Krasimir Karakaçanov.


Takimi i sotshëm i Kryeministrave Zaev dhe Borisov plotësohet më vitin e parë pas nënshkrimin të marrëveshjes për miqësi, fqinjësi dhe bashkëpunim mes dy vendeve në Shkup në Ilinden, 2 gusht vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim dy kryeministrat vërtetuan përpjekjet për ndërtimin e të ardhmes së përbashkët për qytetarët e dyja vendeve, tejkalimin e dallimeve, përforcimin e bashkëpunimit ekonomik si procese që do të sjellin stabilitet dhe prosperitetit për gjithë rajonin.

Borisov: Tashmë ndjehet rezultati pozitiv në marrëdhëniet tona pas marrëveshjes
Lexo po ashtu Borisov: Tashmë ndjehet rezultati pozitiv në marrëdhëniet tona pas marrëveshjes

Ceremonia solemne mbahej në sheshin “Maqedoni” para bustit Goce Dellçev.

Kryeministri Zaev në fjalimin e tij potencoi integrimet euro-atlantike të dy shteve.

“Historinë dhe të kaluarën i lamë që të jenë themele të forta ku filluam të ndërtojmë t ardhme evropiane dhe euro-atlantike për shtet tona, për popujt tonë dhe gjithë rajonit. Vetëm kjo sjell jetesë cilësore. Sot kur nderojmë të rënët për liri, me fytyrë të pastër mund të themi, se edhe gjeneratat tona, kaluan në sfida dhe luftua për të drejtë, për liri dhe për jetë njeriu! Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë u bashkuan, dhanë dorë njëra tjetrës që t’i zhvillojmë marrëdhëniet tona”, tha Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Hovenier: Kosova urgjentisht të dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese

Hovenier: Kosova urgjentisht të dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese

Lajme
Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë,

Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, "Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo?" - Osmani kujton fjalët e fëmijës së pafajshëm që pyet nënën e tij

Lajme
Si e ndryshoi brenda muajit mendimin e vet gjykatësi Kuçi për Sekiraqën?

Si e ndryshoi brenda muajit mendimin e vet gjykatësi Kuçi për Sekiraqën?

Drejtësi
Ambasadori gjerman thotë se këshillat e tyre po injorohen, kërkon nga Qeveria të mos veprojë pa koordinim

Ambasadori gjerman thotë se këshillat e tyre po injorohen, kërkon nga Qeveria të mos veprojë pa koordinim

Lajme
Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Lajme
Kalo në kategori