ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Kryeministri hungarez Viktor Orban është pritur sot me ceremoni zyrtare në ambientet e jashtme të kryeministrisë në Tiranë.

Me nderime të larta shtetërore, Orban u prit nga kryeministri Edi Rama.


Pas dëgjimit të dy himneve respektive Rama dhe Orban hynë në ambientet e brendshme të kryeministrisë, në orën 10:30 është planifikuar nënshkrimi i marrëveshjes dypalëshe.

Sakaq në orën 10:40 pritet të mbahet dhe konferenca për shtyp e dy kryeministrave. /Telegrafi/