LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri spanjoll dhe kryeministrja daneze mbërrijnë në Kiev

Kryeministri spanjoll dhe kryeministrja daneze mbërrijnë në Kiev

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen janë liderët e fundit evropianë që kanë shkuar në Ukrainë.

“Mezi pres takimin me (Volodymyr) Zelensky, ku mesazhi im do të jetë se Danimarka do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën”, tha Frederiksen në një deklaratë duke njoftuar mbërritjen e saj në Kiev të enjten.


“Perëndimi qëndron i bashkuar për të mbështetur popullin ukrainas”.

Ndryshe, Frederiksen është lideri i parë nordik që udhëton në Kiev që kur Rusia filloi agresionin në fund të shkurtit.

Zyra e Sanchez kishte njoftuar në fillim të kësaj jave se kryeministri do të udhëtonte në Ukrainë pas vizitave të disa liderëve evropianë, por zyrtarët kishin përmendur shqetësimet e sigurisë për të shmangur specifikimin e datës së saktë të vizitës. /Telegrafi/