LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i Malit të Zi propozon shkarkimin e ministrit Leposaviq, pas deklaratës së tij për gjenocidin në Srebrenicë

Kryeministri i Malit të Zi propozon shkarkimin e ministrit Leposaviq, pas deklaratës së tij për gjenocidin në Srebrenicë

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka bërë të ditur se ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Vladimir Leposaviq, për shkak të deklaratës për Srebrenicën, dhe meqenëse Ministri nuk e ndryshoi pozicionin e tij, ai bëri një propozimin për shkarkimin e tij.

Ndryshe, reagimi i kryeministrit malazez vjen pasi Leposaviq kishte thënë më parë se ai do ta njihte gjenocidin në Srebrenica “kur ai të vendoset pa mëdyshje” dhe se gjykata në Hagë, ku u provua gjenocidi, “humbi legjitimitetin e saj”.


“Deklarata mbeti në të njëjtin sfond dhe nuk mund ta përballoja atë luks, por reagova në emër të Qeverisë dhe thashë se çfarë është një fakt. Unë kërkova dorëheqjen e Leposaviq, sepse besoj se kjo është mënyra më e mirë për të treguar përgjegjësinë tonë në një akt personal”, ka thënë Krivokapiq gjatë një prononcimi për media, përcjell Telegrafi.

“Unë e bëra atë të premten dhe e bëra sot, duke dashur të mbroj së pari integritetin e kësaj Qeverie. Meqenëse Leposaviq mbeti në pozicionin e tij, unë mora një vendim të vështirë – një propozim për të shkarkuar një anëtar të Qeverisë, në këtë rast ministrin Leposaviq”, citohet të ketë thënë më tej Krivokapiq.

Ndryshe, deklarata e Leposaviqit ka nxitur reagime të shumta si nga brenda, po ashtu edhe nga jashtë Malit të Zi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori