LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Hoti uron Zoran Zaevin: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve

Kryeministri Hoti uron Zoran Zaevin: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve

Me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti e ka uruar kryeministrin Zoran Zaev dhe nëpërmjet tij të gjithë qytetarët e këtij vendi.

Në mesazhin e urimit, Hoti ndër të tjera thotë që Qeveria e Kosovës është e vendosur t’i thellojë marrëdhëniet dypalëshe, në të mirë të prosperitetit dhe të ardhmes së të dy vendeve.


Më poshtë mesazhi i plotë i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti:

“I nderuar Kryeministër Zaev,
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, dua t’ju shpreh urimet më të ngrohta me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë ditë kremteje, ne u gëzohemi sukseseve të Republikës së Maqedonisë në udhën e forcimit të institucioneve demokratike dhe të integrimit euroatlantik. Qeveria ime është e vendosur që t’i thellojë marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme bilaterale, në të mirë të prosperitetit dhe të ardhmes së dy vendeve tona. Duke ju shprehur edhe një herë urimet më të sinqerta për festën Tuaj, i nderuar Kryeministër, më lejoni t’ju shpreh ndjenjat e konsideratës sime më të lartë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori