LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Haradinaj flet për notat e fillores: Isha nxënësi më i mirë në shkollë (Video)

Kryeministri Haradinaj flet për notat e fillores: Isha nxënësi më i mirë në shkollë (Video)

Kryeministri Ramush Haradinaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka folur për notat e shkollës fillore të publikuara në rrjetet sociale ditëve të fundit.

Haradinaj ka thënë se notat e publikuara janë të vërteta duke shtuar se evidenca e notave i është dhuruar atij derisa po vizitonte shkollën fillore ku vijoi mësimet.


“Kam qenë duke vizituar shkollën fillore në Irzniq, ku edhe unë kam mësuar. Ka qenë dita e shkollës ku i kanë vendosur emrin e heroit Maxhun Çeku, dhe ata ma dhuruan evidencën e notave kur kam qenë aty”.

“…Vërtet kam qenë nxënësi më i mirë, jo vetëm në klasë por në tërë shkollën. Jam shtyrë gjithmonë me Nikollë Kabashin dhe Milazim Mushkolajn. Këta tre kemi qenë në garë kush është nxënësi më i mirë [në shkollë] kur ishim fëmijë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryeministri ka thënë se edhe në matematikë ka qenë shumë i mirë, madje ka garuar edhe në garat ballkanike për këtë lëndë.

“Edhe sot mendoj se kam ruajtur njohuritë për matematikën”, shtoi më tej Kryetari i AAK-së.

I pyetur nëse ka përdorur këto njohuri të matematikës edhe sot për të bërë kalkulime politike të numrave, Haradianaj ka thënë se “jeta është kalkulim dhe pa kalkulime nuk bëhet, por politika është sferë në vete dhe i ka rregullat e veta”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori