LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Dimitriev merr pjesë në takimin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Dimitriev merr pjesë në takimin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Maqedonisë, Emil Dimitriev, do të merr pjesë në takimin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor që sot mbahet në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, përveç Dimitrievit, si edhe kryeministrave të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, në takim do të merr pjesë edhe eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, dhe ministresha e punëve të jashtme të Italisë, Angelino Alfano.


Pritet që në takim të diskutohet për energjetikën, si temë kryesore e takimit të kryeministrave./Telegrafi/