LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri britanik, Rishi Sunak i zhgënjyer nga vendimi i Eurovisionit që të mos e lejojnë Zelenskyn të mbajë fjalim në finale

Kryeministri britanik, Rishi Sunak i zhgënjyer nga vendimi i Eurovisionit që të mos e lejojnë Zelenskyn të mbajë fjalim në finale

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak është “i zhgënjyer” nga transmetuesit evropianë që ndaluan dhënien e një mesazh të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në finalen e Eurovisionit të kësaj fundjave, tha të premten zëdhënësi i Sunak.

Qyteti anglez i Liverpuoolit është nikoqir i festivalit muzikore në vend të fituesit të vitit të kaluar, Ukrainës, që nuk arriti ta mbante për shkak të pushtimit rus, shkruan SkyNews.


Por Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) tha se “rregullat e rrepta” e penguan atë të plotësonin kërkesën e liderit ukrainas për të folur me video, duke argumentuar se konkursi është “jo politik”.

Foto: PA

“Kryeministri beson se do të ishte e përshtatshme që presidenti Zelensky t’i drejtohej ngjarjes dhe ne jemi të zhgënjyer nga vendimi i Bashkimit Evropian të Transmetuesve”, tha zëdhënësi i Sunak.

“Vlerat dhe liritë për të cilat po luftojnë Presidenti Zelensky dhe populli i Ukrainës nuk janë politike, ato janë themelore. Vetë Eurovisioni e pranoi këtë vitin e kaluar kur pezulloi pjesëmarrjen ruse nga konkursi”, thuhej tutje.

Finalja do të përfshijë një homazh të veçantë për Ukrainën, me 11 prej artistëve të saj që performojnë duke përfshirë fituesin e vitit të kaluar Kalush Orchestra.

Gjithashtu do të shfaqen videoklipe gjatë mbrëmjes për të paraqitur pjesë të ndryshme të vendit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Sinan Vllasaliu del sërish para gjykatës, thotë se çdo shmangie nga tatimi ishte e paqëllimshme

Sinan Vllasaliu del sërish para gjykatës, thotë se çdo shmangie nga tatimi ishte e paqëllimshme

Magazina
Romeo bën tatuazhin e veçantë që i dedikohet Heidit në Big Brother VIP Albania

Romeo bën tatuazhin e veçantë që i dedikohet Heidit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Prindoni i uron ditëlindjen Vjosa Osmanit me një fotografi familjare: Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë

Prindoni i uron ditëlindjen Vjosa Osmanit me një fotografi familjare: Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë

Magazina
Artisti Nemo që fitoi Eurovisionin apelon te Qeveria e Zvicrës që ta njohë zyrtarisht gjininë e tretë

Artisti Nemo që fitoi Eurovisionin apelon te Qeveria e Zvicrës që ta njohë zyrtarisht gjininë e tretë

Magazina
Erblin Nushi i veshur si drag queen 'Adelina Rose' tregon se si u frymëzua nga Adelina Ismaili për emrin e saj

Erblin Nushi i veshur si drag queen 'Adelina Rose' tregon se si u frymëzua nga Adelina Ismaili për emrin e saj

Magazina
Kalo në kategori