Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë takimit me strukturat drejtuese të LSI-së së Tiranës, i ka bërë thirrje anëtarëve të LSI, por edhe të gjithë qytetarëve të mos reshtin së mbështeturi banorët protestues të “Unazës së Re”.
Kryemadhi tha se këta banorë janë heronj të vërtet, jo sepse ata dolën sot kundër Edi Ramës, por sepse janë bërë bashkë dhe po rezistojnë përballë dhunës dhe presionit qeveritar.
“Dhe një kërkesë tjetër do t’ju kërkoja. Të gjithë të mos ndalemi, ti bashkohemi protestës së banorëve të Unazës së Re. Të gjithë kemi nga një mik, nga një shok, nga një familjar që jetojnë atje. Janë njerëz si puna jonë, janë njerëz të cilët janë stërmunduar janë rraskapitur për të ndërtuar banesat e tyre, edhe bizneset, se nuk ka asnjë gjë të keqe, se nuk jemi në kohën e Partisë së Punës, që kush kishte biznese ishte kulak”, tha Kryemadhi, transmeton TCH.
“Jemi në demokraci, nëse ne diskutojmë sot edhe demokracinë, atëherë kot që rrimë këtu. Prandaj do t’ju bëj thirrje, kudo që jeni, çdo ditë, brenda mundësive, pa prishur programin tuaj, por ndonjëherë edhe duke e prishur programin dhe rutinën tonë, tju bashkohemi qytetarëve të Unazës së Re, banorëve të Unazës së Re, sepse ata janë heronj të vërtet”.
“Nuk janë heronj, sepse dolën sot kundër Edi Ramës, janë heronj sepse më shumë se 20 ditë kanë qëndruar të bashkuar, kanë qëndruar bashkë, ju kanë bërë ballë çdo presioni, çdo dhune, çdo intimidimi, çdo përçarje dhe kanë qenë një mësim i mirë për të gjithë. Sepse ne, nuk do të bashkohemi me ta, nesër do të jetë shumë vonë. Nesër do të jetë rradha e secilit qytetar të Tiranës, ku do të vijë dhe të trokasi qeveria e krimit, qeveria e trafikut për të zaptuar pronat e tyre. Prandaj çdo ditë e më shumë të përkrahim vëllezërit tanë”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPrishtina vërshohet nga shiu i furishëm
Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain dhe bashkëshorten e tij
Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?
Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje
Mbi 500 toptha të farave të drunjve hidhen nga ajri përmes dronit në majën e Butocit në Prishtinë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen