LAJMI I FUNDIT:

Kryearkitekti i arkitektëve rrënues

Ditët të cilët po i jetojmë në këtë virus shtet të vogël, gjithsesi i ngjajnë njeriut i cili ka nevojë të madhe për gjak, por nga pakujdesia dhe mos dëshira që ky njeri të jetojë tutje, i vonohet qesja me gjak, të cilën vullnetarisht ia ka dhuruar vëllai i vet dhe, në mungesë të këtij shërbimi jetësorë pacienti në fjalë vdes, e pastaj përgjegjësit e këtij krimi vijnë në varrimin e të ndjerit dhe shprehin, mërzi, keqardhje dhe ngushëllime që e humbën një shtetas dhe një votues të tyre.

Përafërsisht në këtë nivel të gjendjes janë shqiptarët, që ende po jetojnë në Maqedoni. Këtu te ne, askush më nuk ka të drejtë të pohon se, pas çdo dimri vjen pranvera, apo pas çdo të keqe, vjen e mira. Këtu pas çdo dimri, erdhi dimri më i ftohtë se dimri i kaluar dhe pas çdo të keqe përjetuam një të keqe tjetër, që pastaj asgjë nuk na u duk e keqja e kaluar!


Unë shpeshherë po gaboj, kur po pohoj në shkrimet e mia se, pas kësaj padrejtësie dhe lajthitje, i erdhi fundi kësaj qeverisje dhe shtetit me kësi lloj qeverisjesh, që edhe fituesi i çmimin “Nobel” Ivo Andriqi do ia ketë lakmi për këto plane mjaft diplomatike rreth zhdukjes së gjurmëve historike të shqiptarëve.

Nobelisti në fjalë e mori këtë çmim, sepse ishte shkrimtar i spikatur për kriminelët serbë dhe si rrjedhojë e kësaj aftësie ai i hartoi planet në letër për zhdukjen dhe dëbimin e shqiptarëve prej vendeve autoktone të tyre, ndërsa Hitleri nuk e gëzoj një privilegj të tillë, sepse zhdukjen e hebrenjve e kishte bërë pa platformë dhe pa bashkëpunim me akademinë e shkencave. Ndërsa kryearkitekti ynë, për ta fituar një çmim të atillë, është duke luajtur me standarte të dyfishta, pra duke marrë prej të dyve ngapak “mësim!

Pas një sërë padrejtësish që është duke i bërë kryearkitekti kundrejtë nesh, që dikush po i thoshte (pakrye)ministër, këto ditë patëm rastin të njoftohemi me planin e ri të urbanizimit, që me mburrje të madhe na e artikuluan elementin sllavo-ortodokso-barbaro-antik.

Unë tash nuk do e marr përgjegjësin për parashikimin e jetëgjatësisë së kësaj mendësie qeverisjeje. Sepse, pastaj mund të dal qesharak përpara lexuesve, edhe atë në kohën kur këta të “tanët” do të ulën në sofrën e përbashkët për të ngrënë gjellën, po ashtu të përbashkët, ku dikush në fillim të ngrënies do të thotë “bismilah” e dikush do të “kryqëzohen”, kurse dikush tjetër do ta filloj ushqimin, duke thënë “në emër të popullin po ia filloj të ha këtë ushqim që na e solli populli, dhe sevapet e këtij ushqimi si hedie do t’ia dërgoj popullit”. E pse mërzitesh more popull i dashur, kur hediet utopike të vijnë njëra pas tjetrës!?

Pasi e shikova me kureshtje prezantimin e infrastrukturës së re, e kuptova se realiteti i atëhershëm dhe i sotshëm në lidhje me këto figura, dukshëm bien ndesh me arsyetimin e arkitektëve të sotshëm. Nëse do të vendoset Aleksandëri i Madh në atë vend (ku është vendi i Burmali Xhamisë), nga shkaku se ky hero i madh paska qenë maqedonas dhe maqedonasit e sotshëm janë trashëgimtarë të tij, atëherë, urtësia e vendosjes së disa kuajve, nuk mund të kuptohen ndryshe, përpos se, kuajt e atëhershëm paskan qenë maqedonas dhe këta të sotshmit qenkan trashëgimtarë të atyre kuajve.

Nëse do të vendoset figura e Toshe Proevskit në sheshin e përsheshtë, atëherë maqedonasit e dikurshëm, kuptohet nëse edhe për një kohë të gjatë do të mbetën të tillë, do ta kenë rastin të krenohen me “vlerat” e vllehve, e assesi me vlerat maqedonase.

Këto pak kontradikta të përmendura, edhe më tutje e tregojnë dhe e dëshmojnë zhytjen e kryearkitektit në adoleshencën e tij arrogante. Këto projekte, kryearkitekti lirshëm çdo natë mund t’ia tregoj gruas dhe fëmijëve të tij, në cilësinë e një ëndrre personale, e assesi neve të cilët jemi të sigurt se ky plan, nuk është gjë tjetër përpos se provokim i radhës dhe mbulim i zhytjes së vendin në recesion ekonomik.

Ky avaz i pakuptimtë, do të zgjatë për aq kohë sa është në Qeveri ky far kryearkitekti, ndërkaq, qëndrimi i tij në qeverisje do të zgjat për aq kohë sa të mbretëroj kaosi dhe mos zhvillimi ekonomik. Ai në vend që ta hedh në bronz veturën e BMW-së pranë fabrikës së BMW-së, apo ndonjë veturë e cila do të jetë prodhim i këtij shteti, po ashtu me markë vendore, ai në vend të kësaj, në bronz i hedh kuajt, ku tregon se pranë këtyre jetojnë dhe punojnë kuajt, por jo si kuaj!

Pas këtij zinxhiri maskarallëqesh, vallë gjendet njeri nga radhët tona që ka guxim të predikon paqe dhe të kërkon mirëkuptim rreth shumë anomalive që po ndodhin në këtë nënqiell? Habitem se si askush nga të besuarit tanë, nuk po i sheh disa shqiptarë që pas “suksesit qeveritar të liberalizmit të vizave” kanë filluar me të madhe ta marrin botën përsëri në sy, ku si vende më të preferuara dhe me kushte pranuese më të lehta, për momentin i janë paraqitur Belgjika dhe Norvegjia, ku të gjorët shqiptarë me padurim po presin që t’i thonë lamtumirë këtij vendi, pra me padurim po presin që të humbin prore (lexo: të asimilohen) dhe ta zvogëlojnë përqindjen e shqiptarëve në këtë vend. Jo unë, por askush tjetër, përveç të besuarve tanë, nuk ka të drejtë t’i ndaloj apo të paktën t’i thotë se, ju nuk duhet të shkoni atje që të asimiloheni, por duhet që ju të qëndroni në vendin tuaj të lindjes, qoftë edhe nëse vdisni për bukë.

Atë çka kryearkitekti nuk e arriti me stimulimin e natalitetit në zonat maqedonase, e me stimulimin e mortalitetit në zonat shqiptare, këtë tashmë po e bënë përmes krijimit të qëllimshëm të kushteve të rënda ekonomiko-sociale në zonat dhe familjet shqiptare. Vallë, a kaq shpejtë i harruam shpërnguljet për në Turqi, Amerikë, Evropë dhe gjetke? Kësisoj, a nuk na vjen fare inati që vëllezërit e gjakut, gjithherë dhe në vazhdimësi t’i quajmë mërgimtar? A mendoni se këta të dëshpëruar, ndonjëherë do të mendojnë për flamurin dhe gjuhën shqipe, kur e dinë se po nga të njëjtat në vendin e tyre të lindjes ishin të privuar?

Cilit të ri, pastaj politikanët shqiptarë do t’i kërkojnë vota, apo nga eksploatimi marramendës i parave jashtëligjore do të organizojnë, special aeroplan për mërgatën shqiptarë që të vijnë të votojnë për këta. Besoni që, ata juve më nuk ju besojnë dot, ata së pari juve nuk ju besojnë se mund të fluturon aeroplani, e lere më diçka tjetër, fundja të drejtën e votës do t’ia privoj ky shtet përmes ligjit.

E pra, nëse e lejojmë që kryearkitekti i arkitektëve rrënues, edhe më tutje të veproj kështu, atëherë, politikanët tanë mund të kërkojnë vota vetëm prej gjyshit tim haxhi 90 vjeçar!

Në trend

Më shumë
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
“Merre ose lëre”, Marco Reus ka dy oferta të mëdha në tavolinë para largimit nga Dortmundi

“Merre ose lëre”, Marco Reus ka dy oferta të mëdha në tavolinë para largimit nga Dortmundi

Bundesliga
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori