ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar, se është zbuluar një lidhje ilegale e ujit në lagjen Veternik, për të cilën dyshohet se është përdorur nga një kompani për pastrimin e rrugëve dhe aktivitete të tjera.

Sipas njoftimit, lidhja e paligjshme ka dëmtuar interesin publik dhe ka rezultuar me keqpërdorimin e një resursi jetik.


Gjetjet fillestare tregojnë se përmes kësaj lidhjeje dyshohet të jenë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme mijëra litra ujë.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa pas përfundimit të procedurave ligjore dhe konfirmimit të plotë të gjendjes faktike, përgjegjësit do të përballen me masa ligjore dhe procedim në gjykatë. /Telegrafi/