LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Prishtina’: Rikthehen reduktimet e ujit si pasojë e turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit

KRU ‘Prishtina’: Rikthehen reduktimet e ujit si pasojë e turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit
Foto: Ilustrim

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe vërshimeve në disa zona të vendit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se ka rritje të sërishme të turbullirës në kanalin e Ibrit, duke bërë të pamundur trajtimin e ujit të pijshëm.

Sipas kompanisë, reduktimi do të ndodh me qëllim që të ruhet kualiteti i ujit për pije.


“Në mënyrë që të bëjmë shpërndarje të barabartë të ujit për të gjithë konsumatorët dhe që fokusi i mosfurnizimit me ujë të mos jenë vetëm zonat që furnizohen nga ITUP Shkabaj, ju njoftojmë me orarin e reduktimeve për këto zona ( të cilat reduktime hyjnë në fuqi nga sot deri në stabilizimin e gjendjes): nga ora 11:00-16:00 me reduktime nga dita e sotme do të jenë Bregu i Diellit, Banesat e Bardha, Mati 1, Zllatari, Kolovica, Sofalia, Tasligje, Ulpiana, Kodra e Trimave, Arbëria, Lagjja e Spitalit, lagjja e Universitetit, Konviktet, Hajvalia, Graçanica dhe Veterniku. Ndërsa duke filluar nga ora 12:00-16:00, reduktime të ujit do të kenë vetëm pikat e larta të qendrës së Prishtinës, Dardania , Lakrishtja, lagjja Pejton dhe Kalabria. Ndërsa, me reduktime nga ora 11:00-17:00 do të jenë të gjitha fshatrat që gravitojnë përgjatë gypit magjistral Albanik-Podujevë. Fushë Kosova do të ketë reduktime nga ora 11:00-16:00 dhe nga ora 23:00-05:00”, thuhet në njoftim.

Sa i përket Drenasit është në gjendje më të rënduar për shkak që furnizimin e vetëm e ka nga stacioni i pompave në Bivolak, ku uji merret për trajtim direkt nga kanali i Ibrit duke mos pasur alternative të tjera për furnizim. /Telegrafi/