Ekipet e mirëmbajtjes së ujësjellësit “Prishtina” sot kanë intervenuar në shumë lokacione, me qëllim të sanimit të dëmeve të shkaktuara në tubet për furnizimin e qytetarëve me ujin e pijes.

Intervenimet kanë ndodhur në fshatin Bresje, intervenim në dy tubacione me diametër fi 250 mm dhe tubi me diametër fi 160 mm, në rrugën “Mustafë Kruja” intervenim në gypin me diametër fi 32 mm, në fshatin Teneshdoll intervenim në gypin fi 90 mm, në “Rruga C”, intervenim në gypin fi 32 mm, në Lipjan rruga e tranzitit Lipjan – Shtime, rruga “Ibrahim Rugova” intervenim në gypin me diametër fi 160 mm.

Po ashtu, KRU “Prishtina” thotë se ka ndihmuar edhe ujësjellësin e Gjilanit në aftësimin e sistemit të klorit. /Telegrafi/