LAJMI I FUNDIT:

‘KRU Prishtina’ njofton për nivelin e ujit në liqenet e Badocit dhe Batllavës

‘KRU Prishtina’ njofton për nivelin e ujit në liqenet e Badocit dhe Batllavës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për gjendjen me ujë në liqenet e Batllavës dhe Badocit.

Sipas KRU-së, gjendja është nën nivelin e kapërderdhjes, përcjell Telegrafi.


“Niveli i ujit në liqenin e Badocit është 638.38 metra mbi nivelin e detit ose minus 11.47 metra nën nivelin e kapërderdhjes. Batllava është 628.75 metra mbi nivelin e detit ose minus 6.25 metra nën nivelin e kapërderdhjes”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/