LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Prishtina’: Furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë stabil gjatë festës së ndërrimit të vitit

KRU ‘Prishtina’: Furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë stabil gjatë festës së ndërrimit të vitit
Foto: Arkiv

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë stabil gjatë festës së ndërrimit të vitit.

Sipas kompanisë, monitorimi i cilësisë së ujit do të jetë pa ndërprerë.


“Ju njoftojmë se gjatë ndërrimit të moteve, furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë stabil në tërë zonën e shërbimit. Do të jemi në shërbim të të gjithë konsumatorëve me ekipe operative në rast të ndodhjes së ndonjë avarie të papritur. Impiantet e trajtimit të ujit Albanik, Shkabaj dhe Badoc do të punojnë me kapacitete maksimale, me ç’rast edhe monitorimi i cilësisë së ujit do të jetë 24 orë pa ndërprerë”, njofton kompania. /Telegrafi/